Dyshimet për keqpërdorim nga ana e zyrtarit të Gjykatës, prokuroria ndanë rastin për hetim
Raporton: Albijona HOXHAJ
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka konfirmuar për emisionin “Betimi për Drejtësi” se ka pranuar parashtresë për trajtimin e shqetësimit të ndërmjetësve të Regjionit të Gjilanit, për shqetësimet konkrete të ndërmjetësuesve duke ngritur dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana zyrtarit të Gjykatës Themelore në Gjilan Artan Arifit, i cili sipas pretendimeve ka ndarë lëndët në mënyre jo të drejtë.
Sipas përgjigjes kjo lëndë është proceduar për punë të mëtutjeshme tek prokurori i rastit.
“Ju informojë se me datë 12.04.2022, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kemi pranuar parashtresë për trajtimin e shqetësimit të ndërmjetësve të Regjionit të Gjilanit, me vërejtje për zyrën për ndërmjetësim të Gjykatës Themelore në Gjilan. Po ashtu nga ndërmjetësuesi anëtar i Bordit të Ndërmjetësuesve të Regjionit të Gjilanit, kemi pranuar një plotësim parashtrese për shqetësimet konkrete të ndërmjetësuesve duke ngritur dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj zyrtarit të Gjykatës Themelore në Gjilan. Kjo lëndë është proceduar për punë të mëtutjeshme tek prokurori i rastit”, thuhet në përgjigjen e Kryeprokurorit.
Për më shumë ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, ku po trajtohet “Ndarja e dyshimtë e lëndëve të ndërmjetësimit në Gjilan”, në KTV, TVARTA dhe Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi