DY VJET BURG PUNONJËSIT TË PTK-SË PËR PËRVETËSIM TË 29.903.10 EUROVE

Raporton: Adem KRASNIQI

Prishtinë –  Ish-punonjësi i PTK-së, Behxhet Salihu, është dënuar me dy vite burg dhe tre mijë euro gjobë, në seancën e mbajtur të martën në Gjykatën Themlore të Prishtinës. Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë kryetari i trupit gjykues Faik Hoxha, i cili gjithashtu e ka obliguar të akuzuarin Salihu që shumën e përvetësuar prej 29.903.10 eurove ta kthej tek i dëmtuari, përkatësisht PTK-ja, si dhe të paguaj paushallin gjyqësor.

Salihu ishte akuzuar nga prokuroria se gjatë vitit 2013, në cilësinë e personit zyrtar si kontroller i  zyrës postare në Kodrën e Trimave, kishte përvetësuar shumën e të hollave prej 29.903.10 euro, kinse për shërimin e vajzës së tij të sëmurë në Turqi. Për më tepër rreth këtij rasti kliko linkun në vazhdim  https://betimiperdrejtesi.com/mbrojtja-kundershton-ekspertizen-financiare-gjykata-urdheron-plotesimin-e-saj/

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë