Dy vajza në Lipjan dyshohet se u rrahën nga njerka, arrestohet kjo e fundit

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Lipjan- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një grua në Lipjan, nën dyshimin se rrahu vajzat e burrit (njëra prej tyre e mitur).

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 11:40, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas policisë, dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

“Dy viktima femra kosovare (njëra e mitur) kanë informuar se ndaj tyre ka ushtruar dhunë njerka e tyre e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë