Gjakovë – Të akuzuarit Hamdi dhe Bujar Bytyqi u deklaruan të pafajshëm për veprën penale të vjedhjes së shërbimeve komunale.
Gjykata në seancën fillestare konstatoi se të pranishëm janë të pandehurit Hamdi dhe Bujar Bytyqi, si dhe prokurori Ramiz Buzhala. Pas deklarimit të të akuzuarve, u caktua shqyrtimi i dytë, i cili do të mbahet më 1 nëntor 2016, në ora 09:30.
Sipas aktakuzës, Hamdi dhe Buja Bytyqi në lokalin e tyre “OITA 4” me qëllim që vetit t’i sjellin pasuri në mënyrë të kundërligjshme, kanë shfrytëzuar energjinë elektrike.