Dy raste te vjedhjes dhe një rast i dhunës në familje në Prizren

75474109_2653368191408806_4433748482586574848_o
Author

Raporton: Liridon PNISHI

Mars 26, 2020

Prizren – Gjatë të mërkurës në Prizren, është raportuar për dy vjedhje dhe një rast të dhunës në familje.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj deklaroi se rasti i parë i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, nga ku janë vjedhur stoli me vlerë rreth 2500 euro dhe dy armë zjarri të pajisura me leje.

Ai bëri të ditur se viktima është me vendbanim të përkohshëm në Maqedoninë Veriore dhe ai u informua nga fqinjët, mirëpo për këtë rast tha se nuk ka ende të arrestuar, por se janë duke u kryer hetime nga Policia e Kosovës.

Tutje Osmanollaj tha se rasti tjetër i vjedhjes ka të bëjë më një mashkull të komunitetit romë, i cili përmes forcës ka depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq, me c’rast ka arritur ta thyej kutinë ku mbaheshin para për bamirësi dhe i ka marrë ato.

Ai tha se policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Prizren gjithashtu tha se ka ndodhur edhe një rast i dhunës në familje, ku viktima mashkull ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij.

Për këtë rast Osmanollaj tha se e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës. /BetimipërDrejtësi