Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, ndalohet një person

Raporton: Alban MEHMETAJ

Prishtinë – Dy raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Republikën e Kosovës dhe një person i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës (PK),  ku thuhet se një tjetër i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe Prizren.

Në raport bëhet e ditur se në njërin rast është ushtruar dhunë nga bashkëshorti ndaj gruas, ndërsa në rastin tjetër thuhet se viktima është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj. /BetimipërDrejtësi

 Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. PranoLexo më shumë