Drejtori i Policisë: Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit për operacionin në veri

Raporton: Albijona HOXHAJ

Prishtinë- Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti në një konferencë për medie tha se operacioni i zhvilluar sot ka ka filluar rreth një vit më parë dhe shtoi se dyshohet që ka pasur rrjedhje të informacionit, pasi ka pasur shumë institucione të përfshira.

‘‘Në këtë operacion kanë marrë pjesë institucione të ndryshme, në këtë mënyrë edhe ka rrjedhë informacioni, në disa vende kemi pa se është tërhequr edhe malli paraprakisht”, tha Mehmeti.

Ai theksoi se provat që i kanë në dispozicion dhe provat të cilat i kanë marrë, janë mjaftueshme për ngritje e kallëzimeve penale dhe për inicim të mëtutjeshëm penal.

Mehmeti ka treguar se barnatorja ku janë sulmuar policët është një lokal i një shqiptari, i cili jeton dhe vepron në veri të Mitrovicës, por që është i njohur për veprimtari kriminale edhe që i njëjti është në kërkim.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me aksionin e sotëm ka thënë se nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti, por është i drejtuar kundër kriminelëve të cilët kanë kontrabanduar mallra ilegale në Republikën e Kosovës. Kurse, ka bërë të ditur se edhe personat që po e udhëheqin këtë aksion janë serbë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë