Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takon komandantin e Bondsteel-it

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur sot në takim Kolonel Brey Hopkins, Komandant i Komandës Rajonale Lindje me seli në Bondsteel.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellët si dhe është falënderuar  kolonel Hopkins për mbështetje të vazhdueshme në arritjen e objektivave dhe qëllimeve që ka para vetës Policia e Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Njëherit Kolonel Hopkins përgëzoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Mehmeti për profesionalizmin e Policisë se Kosovës dhe se përkrahja dhe mbështetja e vazhdueshme për Policinë e Kosovës do të jetë gjithmonë prioritet, andaj u zotua për thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë