DREJTËSIA NË ZGJEDHJE

“Betimi për Drejtësi”

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” do të ndiqni dy tema të rëndësishme. Në temën e parë do të mund të ndiqni debatin rreth interpretimeve kushtetuese të marrëveshjes së arritur mes partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për të qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Për këtë temë debatojnë dy juristë, aktivistë të shoqërisë civile Florent Muqaj dhe Fisnik Korenica.

Ndërsa, në vazhdim të emisionit “Betimi për Drejtsi”, ndiqeni debatin për drejtësinë në zgjedhjet parlamentare 2014. Si funksionoj shteti për këto zgjedhje? Si funksionuan institucionet e drejtësisë për këto zgjedhje? A pati vjedhje e manipulime të votave? Sa persona u arrestuan në ditën e votimit? A u mbushën kutitë e votimit në Aqarevë dhe disa fshatra të Skënderajt? Apo kjo ishte një dezinformatë? Çfarë thotë drejtësia për këtë dhe si po zhvillohen hetimet?

Për të diskutuar për të gjitha këto tema, mysafirë të Betim Musliut janë:

Znj. Laura Pula
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Z. Shyqri Syla
Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Z. Naim Rexha
Policia e Kosovës

Z. Xhemail Peçani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Gjatë emisionit do të ndiqni rubrikat e rregullta të emisionit “Betimi për Drejtësi”, përfshi rubrikat “Në Kërkim” ku do të shfaqen tre ndër personat më të kërkuar nga organet policore, “Në Fokus” ku do të prezantohet puna e prokurorëve në rastet e korrupsionit dhe “Në Fokus” do të transmetohet storia e cila fletë për garën e përfunduar në Këshillin Prokurorial të Kosovës për përzgjedhjen e e Kryeprokurorit të Shtetit.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë