Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për sfidat e Gjykatës së Apelit. Cila është performanca e përgjithshme e shkallës së dytë në vitin 2019? Sa lëndë i ka pasur në punë kjo gjykatë gjatë vitit të kaluar dhe sa lëndë i ka zgjidhur? Si janë trajtuar rastet e korrupsionit të profilit të lartë nga Apeli? Cila është performanca e gjykatësve të kësaj gjykate? Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën me Kryetarin e Gjykatës së Apelit, z. Hasan Shala.
Gjithashtu, në këtë emision do të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit, në të gjitha gjykatat e Kosovës.