Drejtësia e vonuar

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për trajtimin e rasteve civile në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Drejtësia civile vazhdon të jetë drejtësi e vonuar për qytetarët e Kosovës. Ekipi i “Betimi për Drejtësi” raporton në baza ditore nga monitorimi sistematik, se si po trajtohen lëndët civile në gjykatat tona. Bazuar në gjetjet sistematike, rezulton se mesatarja e kohëzgjatjes së trajtimit të rasteve civile në shkallë të parë është 1 mijë e 513 ditë apo mbi katër vite, ndërsa mesatarja e kohëzgjatjes së trajtimit të rasteve civile në shkallë të dytë është 1 mijë e 288 ditë apo mbi 3 vite e gjysmë. Pra, në këto dy shkallë duhen mesatarisht 8 vite për të pasur një vendim gjyqësor.

Për më tepër, jo rrallë herë, ndodhë që as pas këtyre 8 vitesh mos ta gëzoj qytetari të drejtën e tij, pasi Gjykata e Apelit i kthen lëndët në rigjykim apo rivendosje.

Gjatë këtij emisioni, do të ndiqni dy raste të qytetarëve që për mbi një dhe dy dekada enden në gjykatore dhe ende nuk kanë epilog përfundimtar nga drejtësia civile. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë