Drejtësia e brishtë

“Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, në të cilin shfaqen tri storie të veçanta rreth funksionimit të sistemit të drejtësisë. Në storien e parë shfaqen rastet e korrupsionit të monitoruara në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës. Në storien e dytë, shfaqet tema e ndikimeve në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Ndikimet në këtë sistem janë të lloj llojshme, duke filluar prej ndikimeve politike e deri te ndikimet e grupeve të ndryshme të interesit. Por, storia shpalos vendimin e Gjykatës Supreme për rastin Medicus, i cili kritikohet publikisht nga Misioni i EULEX-it. Derisa EULEX-i vazhdimisht ka kritikuar të tjerët për ndërhyrje dhe për komentim të vendimeve gjyqësore në kundërshtim me ligjin, një komentim të tillë e ka bërë vetë. Ndërsa, në fund do të shfaqet storia rreth shkeljes së të drejtave të pensionit për viktimat civile të luftës. Janë mbi 4000 familje që gëzojnë të drejtën e pensionit të viktimave civile të luftës, por ka edhe shumë qytetarë që përballen me padrejtësi dhe nuk arrijnë të gëzojnë këtë drejtë. Storia trajton sfidat dhe padrejtësitë që përjetojnë qytetarët për të gëzuar këtë të drejtë të garantuar me ligj.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë