Drejt përfundimit seancat e mundësisë së veçantë hetuese në rastin e njohur “Pronat” ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve  

Raporton: Diana BERISHA

 

Prishtinë – Seancat e mundësisë së veçantë hetuese  ndaj ish – deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Azem Syla, ish – kryetarit të Gjykatës Komunale në Prishtinë Nuhi Uka dhe 50 personave të tjerë po i afrohen fundit tha anëtarja e trupit gjykues Nora Bllaca – Dula për “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e paraparë të mbahet të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shtyrë për shkak të mos prezencës së dëshmitarit. E njëjta do të vazhdojë të mërkurën me marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur, i njohur si “Dëshmitari 2”.

Azem Syla dhe të tjerët  dyshohet se e kanë dëmtuar Buxhetin e Kosovës për 30 milionë euro.

Listës së të dyshuarve për krim të organizuar i prinë Azem Syla, Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Arton Vila, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Driton Hajdari, Nuhi Uka – ish kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Sabedin Haxhiu – kryeshef i ndërmarrjes publike banesore, avokatët Avni Maxhuni, Eduar Gashi, Mexhid Syla, dhe Gazmend Gashi.

Në këtë listë janë edhe Ramadan Uka – inxhinier, Avdyrrahman Brashori, Tefik Uka – zyrtar në Gjykatën Komunale të Prishtinës, Biserka Adianqiq – zyrtare certifikuese në Gjykatën Komunale të Prishtinës, dega në Graçanicë, Miliana Vlasaqeviq – zyrtare certifikuese në Gjykatën Komunale të Gracanicës, Lubisha Vujoviq, Aleksandër Bllagojeviq – polic i Kosovës, Vidosav Novakoviq – ish-polic i Serbisë, Bozhidar Lekiq, Dragan Maksimoviq, Shqipe Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Sami Maqedonci, Mustafë Haliti, Sali Bivolaku, Idriz Buza, Nyrtene Brajshori, Enver Çoçaj, Visar Ahmeti, Samir Haxhimusaj, Ndue Palushi, Shkelqim Latifaj, Jusuf Lataj, Agron Haxhosaj, Xhevahir Begolli, Nadir Shantir, Muharrem Kadriu, Ramadan Mavraj, Raif Hajdini, Valdet Shaqiri, Skender Potera, Arsim Hasani, Kujtim Bucaliu, Baki Abdullahu, Haki Hyseni, Jeton Govori si  dhe Besnik Rexha.

Gjatë aksionit të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për arrestimin e këtyre personave ishte bërë bastisja e rreth 40 lokacioneve të ndryshme.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë