DREJT FUNDIT GJYKIMI NDAJ MILIVOJE JOVANOVIQ, ISH-DREJTORIT TË ARSIMIT NË KOMUNËN E PARTESHIT

Raporton: Diana BERISHA

 

Gjilan – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit, të mërkurën ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarëve Milivoje Jovanoviq dhe Hajdin Leskovicës, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në këtë seancë kanë dëshmuar Skender Samakova, Shaban Rrustemi dhe Elhami Leskovica.

Prokuroria Themelore në Gjilan kishte ngritur aktakuzë ndaj Milivoje Jovanoviq dhe Hajdin Leskovicës për shkak se të njëjtit gjatë periudhës kohore prej 12 nëntor 2013 e deri më 28 nëntor 2013 e kanë shpërdoruar detyrën zyrtare, në atë mënyrë që pasi janë nënshkruar dy kontrata në mes të Komunës së Parteshit dhe NTSH “Bujari”, ndërrmarrje kjo që bën furnizimin e drunjëve dhe të cilën e përfaqëson i akuzuari Hajdin Leskovica, edhe pse ky i fundit nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga kontrata për sjelljen e 500 metrave dru për ngohje, i akuzuari Milivoje Jovanoviq në cilësinë e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Parteshit, duke i vërë në lajthim zyrtarët Komunal Timohir Simiq, Goran Kostiq dhe Zhivojin Trajkoviq kinse fletëpagesat nevojitën për transport të drunjëve, ku të njëjtit nënshkruajnë dy fletëdërgesa për sasinë e 500 metra të drunjëve për ngrohje,  Jovanoviq i nënshkruan dy faturat për pagesë NTSH “Bujari” në shumën prej 19.920 euro, ku tutje i akuzuari Hajdin Leskovica bënë kërkesë për pagesë në Komunën e Parteshit, dhe e njëjta pagesë nuk i kryhet.

Procesi gjyqësor vazhdoi me marrjen në pytje të tre dëshmitarëve të cilët ishin punëtorë në ndërmarrjen Bujari. Të tre deklaruan se në këtë ndërmarrje kanë bërë furnizimin me drunjë në Komunën e Vitisë, Gjilanit, Kacanikut dhe në Komunën e Parteshit përfshirë këtu institucionet publike dhe ato private. Ata theksuan se përgjegjësitë kryesore të tyre ishin ngarkimi dhe shkarkimi i drunjëve. Tutje ata bënë të ditur se Komunën e Parteshit e kanë furnizuar gjatë muajit të nëntorit në vitin 2013, mirëpo pas vitit 2013 e kanë ndërprerë kontratën  me urdhër të të akuzuarit Hajdin Leskovicës – Drejtor i ndërmarrjës për arsyeje se ky i fundit i ka informuar që Komuna në fjalë nuk e ka kryer obligimin e pagesës. Seanca u shty për më 5 maj, në ora 09:00.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë