DREJT FUNDIT, GJYKIMI I POLICIT TË AKUZUAR PËR KEQPËRDORIM  TË DETYRËS

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të premtën u dhanë fjalët përfundimtare ndaj Agron Azemit, i akuzuar për veprën penale “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokurori Agron Uka i propozoj gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj me dënim meritor, duke i marr parasysh të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese.

Të pranishmë në seancë ishin edhe të dëmtuarit Flamur, Besnik dhe Fisnik Ibrahimi, të cilit deklaruan se i bashkangjiten ndjekjes  penale ndaj të akuzuarit.

Mbrojtësi i të akuzuarit Agron Azemi, avokati Halit Azemi, në fjalën përfundimtare tha se gjykata t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuse ndaj të akuzuarit, i cili e pranon fajësinë për veprën penale për të cilin akuzohet. Aktgjykimi do të shpallet më 4 prill 2016, ora 8:45.

Ky proces gjyqësor zhvillohet në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ku i akuzuari Agron Azemi ngarkohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas pretendimit të prokurorisë, i akuzuari Azemi, më 15 korrik 2015, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar me qëllim që vetes t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore, me dashje kishte hyrë në lokalin ”Phonebok”, pronë e të dëmtuarit Flamur Ibrahimi ku ishte prezentuar si zyrtar policor dhe të njëjtin  e kishte vënë në lajthitje dhe ia kishte marrë shumën prej 150.00 eurove. Ndërsa një ditë më vonë, kishte hyrë në lokalin “Phonebok 2”, pronë e të dëmtuarit Besnik Ibrahimi ku ishte prezentuar si zyrtar policor dhe të njëjtin e kishte vënë në lajthitje  dhe ia kishte  marrë shumën prej 120.00 eurove. Gjithashtu, më 14 korrik 2015 i akuzuari kishte hyrë në lokalin “T-Mobile Niki”, pronë e të dëmtuarit Fisnik Ibrahimi ku ishte prezantuar si zyrtar policor dhe të njëjtin e ka vënë në lajthitje, duke  i marrë një telefon  në vlerë prej 170.00 euro.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë