Dosja e manipuluar e Kryeprokurorit të Shtetit 3
“Betimi për Drejtësi”
Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për dosjen e manipuluar të Aleksandër Lumezit. Ky hulumtim është zhvilluar nga ekipi i “Betimi për Drejtësi” dhe Kohavisioni. Në vazhdimin e tretë të hulumtimit do të ndiqni argumentet dhe dëshmitë e reja të gjalla mbi procesin e dhënies së provimit të jurisprudencës së Aleksandër Lumezit. Çfarë dokumentesh janë siguruar në dosjen personale të Lumezit që dëshmojnë rrethanat e provimit të jurisprudencës? Çfarë dëshmish ka sjellur nga Beogradi Aleksandër Lumezi, përmes të cilave synon të vërtetojë certifikatën mbi dhënien e provimit të jurisprudencës? Çfarë thonë procesverbalet e vitit 2000 të Komisonit Konsultativ Juridik? Pse Aleksandër Lumezi kishte deklaruar në konkurs se nuk e ka të përfunduar provimin e jurisprudencës? Si ishin dekretuar 31 gjykatës e prokuror nga Bernard Kushner, pa e pasur fare provimin e Jurisprudencës? A bën pjesë në këtë numër edhe Aleksandër Lumezi? Çfarë thonë dokumentet dhe çfarë thonë dëshmitarët e gjallë të këtij Komisioni? Sa janë të pavarura hetimet për falsifikimin e provimit të Aleksandër Lumezit, kur të njëjtat po zhvillohen nga vartësi i Kryeprokurorit, prokurori Kujtim Munishi? Çfarë thotë shoqëria civile? Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni hulumtimin “Dosja e manipuluar e Kryeprokurorit të Shtetit 3”.
Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.