Dogana konfiskoi gjatë vitit 2021 mbi pesë milionë euro mallra të falsifikuara

Raporton: Albijona HOXHAJ

Në Kosovë numri i mallrave të falsifikuara dhe që shkelin markën tregtare është shumë i lartë. Kjo bënë që shumë herë qytetarët të vihen në lajthitje, duke blerë produkte të falsifikuara, të cilat mund të jenë edhe të dëmshme për shëndetin.  Vetëm gjatë viti 2021, përmes Doganës së Kosovës janë konfiskuar mbi 5 milionë euro mallra të falsifikuara.

Sadije Topojani, udhëheqëse e Sektorit  për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale në Doganën e Kosovës, ka thënë se  numri i markave të falsifikuara që tentohet të futën në Kosovë është shumë i lartë.

“Nëse flasim vetëm për vitin 2021, vlera e mallrave të ndalura nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale, ka qenë mbi 6 milionë euro, dhe prej të cilave si të falsifikuara kanë rezultuar mallrat me vlerë prej mbi 5 milionë eurove. Po, nëse shkojmë me një renditje gjatë pesë viteve të fundit, do të thotë nëse flasim për vitin 2017, po fillojmë prej vitit 2017, do të thotë vlera e mallrave mbi 1 milion euro, do të thotë mbi 1 milion e gjysmë besa. Pastaj, në vitin 2018 kemi mbi 2 milionë e gjysmë euro, vitin 2019 mbi 3 milionë euro, në vitin 2020 mbi 2 milionë euro dhe tani vitin 2021 mbi 6 milionë euro vlera e këtyre mallrave që janë ndalur si rezultat i dyshimit se janë shkel të drejtat e pronës intelektuale”, ka treguar Topojani.

Për më shumë ndiqeni emisioni “Lufta” për mbrojtjen e markave tregtare”, në KTV, TV Arta dhe Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë