Dogana jep detaje për arrestimin e serbit në Jarinje, të cilit iu konfiskuan 4 mijë fishekë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë- Dogana e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me parandalimin e kntrabandimit të 4 mijë fishekëve në pikëkalimin kufitar në Jarinje, ku është arrestuar një i dyshuar-shtetas serb.

Përmes një komunikate për medie, Dogana bën të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë të enjten nga oficerët doganorë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje, në një automjet me targa të Serbisë oficerët kanë gjetur të fshehura në bagazh municione, menjëherë në bashkëpunim me policinë e Kosovë është bërë arrestimi i drejtuesit të makinës”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Doganës thuhet se gjatë kontrollit janë zbuluar: 39 pako x 50 copë të llojit AUTO FMT 71gr/4.6gr gjithsej 1 mijë e 950 copë, 41 pako x 50 copë të llojit 9mm LUGER FMJ 124gr/8.0gr, gjithsej 2 mijë e 50 copë, në total 4 mijë copë.

Dogana bën të ditur se rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejme. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë