Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për dhunën në familje gjatë kohës së pandemisë globale Covid-19.
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga çështjet më shqetësuese, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por në mbarë botën. Me një numër të madh të rasteve të tilla po përballemi edhe gjatë kohës së pandemisë globale, Covid-19.
Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe në vendin tonë ka pasur rritje të numrit të rasteve në fjalë, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës dhe në institucionet që merren me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Gjatë emisionit do të ndiqni se si janë duke u trajtuar këto raste nga sistemi i drejtësisë. /BetimipërDrejtësi