Dështon mbajtja e seancës përgatitore, gjykata nuk arrin të ftojë në mënyrë të rregullt përfaqësuesin e palës së paditur

drenas
Author

Raporton: Mirjeta PLAKIQI

Prill 6, 2021

Drenas – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, ka dështuar të mbahet seanca përgatitore, e paraparë për të martën,  lidhur me çështjen kontestimore ku paditësi Gëzim Gashi, po kërkon nga Ministria e Infrastrukturës, kompensim dëmi, në vlerë prej 66,400.00 euro.

Shkak për dështimin e mbajtjes se seancës përgatitore ka qenë mungesa e të autorizuarit të palës së paditur, Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht përfaqësuesit nga Avokatura Shtetërore, Naim Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i çështjes, Daut Behrami, ka njoftuar se gjykata nuk ka prova se përfaqësuesi nga Avokatura Shtetërore është ftuar në mënyrë të rregullt.

Sipas tij, pas kontrollimit të librit të postes, nuk është  gjetur e evidentuar ftesa, e që rezultohet se nuk i është dërguar as procesverbali i seancës së kaluar.

Bazuar në këtë mori vendim që seanca e radhës të shtyhet me 26 maj 2021 , nga ora 9:30.

Për seancën e radhës, me ftesë të rregullt do të ftohet Avokatura Shtetërore, e cila e përfaqëson të paditurën, dhe së bashku me ekspertizë do të i dërgohet dhe procesverbali i seancës së kaluar, e cila me parashtresë me shkrim apo në seancën e ardhshme të deklarohet lidhur me propozimet e paditësit si ne procesverbal, po ashtu te i dërgohet dhe procesverbali i seancës se sotme.

Ndryshe, seanca e kaluar me 03 mars 2021, është mbajtur në mungesë të të paditurës, pasi që e njëjta është deklaruar me parashtresën me  02 mars 2021, dhe është marr vendim të i dërgohet procesverbali i seancës së bashku me ftesën  për seancën e paraparë për 06 prill 2021.

Ky vendim është marr me qëllim që të njëjtës të i jepet mundësia  e deklarimit lidhur me propozimet e të autorizuarit të paditësit, av. Selman Bogiqi. lidhur me kthimin në plotësim të ekspertizës të eksperteve të komunikacionit, sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit,  me të cilin është kthyer në ri shqyrtim kjo çështje.

Në seance ishin të pranishëm paditësi Gëzim Gushi si dhe i autorizuari i tij, avokati Selman Bogiqi.

Ndryshe, kjo çështje është kthyer rishtazi në rigjykim.

Gjykata Komunale në Gllogovc, lidhur më këtë çështje me 3 mars 2010, ka shpallur aktgjykim më të cilin pjesërisht aprovohet kërkesëpadia e paditësit Gëzim Gashi si e bazuar dhe detyrohet Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e Rrugëve të Kosovës, me seli në Prishtinë, që paditësi në emër të dëmit jo material dhe material të shkaktuar në aksidentin e komunikacionit me 24 shtator 2006, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në fshatin Llapushnikë të i paguaj në emër të dëmit jo material shumen e përgjithshme prej 23,000.00 euro..

Po ashtu, pala e paditur është ngarkuar me shpenzimet e procedurës, kurse është refuzuar si e pa bazë pjesa e kërkesëpadisë e cila ka të bëjë me kompensimin më të lartë se sa shuma e gjykuar.

Gjykata e Apelit me 3 korrik 2014, me aktvendim ka miratuar si të bazuar ankesën e të autorizuar të paditësit, kurse aktgjykimin i Gjykatës Komunale në Gllogovc, është prishur dhe lënda është kthyer Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Gllogovc, në ri procedurë  dhe vendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Gllogovc, me 19 maj 2016, ka nxjerr aktgjykim me të cilin pjesërisht aprovohet kërkesëpadia e paditësit dhe pala e paditur në emër të dëmit material dhe jo material është obliguar të kompensoj shumen e përgjithshme prej 11,624.00 euro.

Kërkesëpadia e paditësit e cila ka të bëjë me detyrimin e të paditurës për kompensimin e dëmit në shumën më të lart se sa shuma e gjykuar si dhe kërkesa për kompensimin e shpenzimeve në shumën më të lartë se sa shuma e gjykuar është refuzuar si e pa bazuar.

Gjithashtu, është refuzuar propozimi i të paditurës që ka të bëjë me mungesën e legjitimitetit  pasiv të të paditurës për të qenë palë ndërgjyqëse në procedurë në këtë qështje juridike si e pa bazuar.

Gjykata e Apelit me 10 qershor 2020, ka vendosur lidhur me ankesën e të autorizuarit të paditësit Gëzim Gashi dhe të paditurës Ministria e Infrastrukturës në Prishtinë.

Në aktvendim thuhet se prishet aktgjykimi i shkallës së parë dhe lënda i kthehet në rivendosje dhe rigjykim të njëjtës.

Në padinë e parashtruar me 10 maj 2007, thuhet se paditësi me 24 shtator 2006, rreth orës 15:00, në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Llapushin, Komuna e Drenasit, përkatësisht përball qebaptores “Gryka”, ka ndodhur aksident i rënd trafiku në mes automjetit VË,”Passat”, të cilën e ngiste tani paditësi Gashi dhe automjeti tjetër Volsëagen 3B, të cilën e ngiste Nuhi Hoxhaj, në të cilin aksident ka pësuar lëndime të renda dhe të lehta trupore vozitësi i automjetit VË “Passat”.

Sipas padisë, si pasoj e lëndimeve paditësi ka qëndruar i shtrirë në spital për gjashtë muaj dhe ka pasur shpenzime të konsiderueshme për mjekim brenda dhe jashtë vendit.

Përmes padisë është kërkuar që të aprovohet padia dhe kërkesëpadia e paditësit si e bazuar dhe qe të detyrohet e paditura që paditësit në emër të kompensimit të dëmit materila dhe jo material të paguaj shumën aq sa do të përcaktohet pas dhënies së mendimit të ekspertit të komunikacionit dhe ekspertit mjeko ligjor.

Me 16 shkurt 2010, është dorëzuar parashtresë  mbi precizimin e vlerës dhe lartësisë  së dëmit.

Përmes parashtresës është kërkuar që të aprovohet kërkesëpadia  e paditësit dhe shuma e përgjithshme për kompensim të dëmi për të gjitha format e kompensimit, paditësi ka pretenduar se kap vlerën e përgjithshme prej 66,4000.00 euro. /BetimipërDrejtësi