DËSHMON EPRORI I OFICERIT KORREKTUES I AKUZUAR PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE

Raporton: Adem KRASNIQI

Prishtinë – Në seancën e mbajtur të enjtën në Gjykatën Themelore në Prizren, vazhdoi shqyrtimi gjyqësor ndaj oficerit korrektues Kastriot Leku, ku dëshmoi eprori i të akuzuarit, Shaban Kamberi.

Dëshmitari Kamberi tregoi se pasi që ishte zbuluar një telefon celular, Drejtori i Qendrës së Paraburgimit Ilir Gutaj, kishte dhënë udhër që të bëhet një bastisje në dhomat e të paraburgosurve, ku ishte gjetur një telefon. Pas marrjes në pyetje të paraburgusorve, njëri nga dy të paraburgosurit, Behxhet Bajraktari, e kishte pranuar që telefonin celular ia kishte sjell oficeri korrektues, tani i akuzuari Kastriot Leku.

“Duke u bazuar në hetimin e policisë dhe intervistimin e të akuzuarit, kemi konstatu shkeljet që i ka bërë oficeri Leku, duke iu sjellur telefona të paraburgosurve dhe duke biseduar në telefon me ta”, tha dëshmitari Kamberi.

Tutje dëshmitari Kamberi tregoi se gjatë bastisjes së dytë që ishte bërë në dhomat e të paraburgosurve, ishin gjetur edhe medikamente të ndryshme. Pas kësaj gjetje, qendra e paraburgimit kishte marrë masa diciplinore ndaj të akuzuarit Leku, duke e transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Për shkak të përfundimit të orarit të punës, kryetarja e trupit gjykues Rahima Elezi, ndërpreu seancën, duke e caktuar seancën e radhës më 29 prill, në ora 13:30, ku pritet ta jap dëshminë e tij Shefidin Poniku.

Kastriot Leku akuzohet se në periudhën maj-qershor 2014, si oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veti, në atë mënyrë që ju jep në përdorim dhe shfrytëzim telefona mobil, medikamente dhe cigare, të paraburgosurve Behxhet Bajraktarit dhe Nezir Kryeziut, për shuma të caktuara të parave, duke kryer keshtu veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë