DËSHMON EKSPERTI I GJEODOZISË NDAJ DY TË AKUZUARVE  PËR SHPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE

Raporton: Valdet HAJDINI

Pejë – Në Gjykatën Themelore në Pejë, të martën, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor kundër Shahin Belegut, i akuzuar për dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit, si dhe Sami Krasniqit, i akuzuar dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit. Në këtë seancë është marrë në pyetje Eksperti i Gjeodezisë Fidan Hasaj, i cili sipas këkresës së prokurorisë kishte bërë plotësimin e ekspertizës. Në seancë ishte i pranishëm edhe avokatët mbrojtës Selim Berisha dhe Ferid Gjikolli dhe njëri nga personat e dëmtuar Tahir Deliu, ndërsa mungonin të dëmtuarit e tjerë Hamdi Sadria, Sadri Sadria, Musa Sadria dhe Agim Balaj, të cilët kishin qenë të njoftuar për datën e seancës nga seanca e kaluar.

Në pyetjen e prokurores së shtetit Sahide Gashi, nëse gjatë plotësimit të ekspertizës, eksperti ka marr në shqyrtim edhe dokumentacion nga Shqërbimi Pronësor-Juridik i Kuvendit Komunal të Pejës, eksperti i gjeodezisë Fidan Hasaj tha se gjatë plotësimit të ekspertizës nuk ka kërkuar dokumentacion edhe në Shqërbimin Pronësor-Juridik. Tutje eksperti shtoi se nuk ka kërkuar dokumentacion edhe në Shqërbimin Pronësor-Juridik të KK Pejë, për shkak se ngasra katastrale në fjalë asnjëherë nuk ka qenë e evidentuar si pronë shoqërore.

Në pyetjen tjetër të prokurores Gashi, nëse eksperti është në dijeni se edhe pronat private janë të evidentuara në Shërbimin Pronësor-Juridik, eksperti Hasaj tha se është në dijeni për një gjë të tillë, por nuk e ka parë të arsyeshme të kërkoi informata nga Shqërbimi Pronësor-Juridik i KK Pejë.

Në pyetjen e kryetarit të trupit gjykues Sylë Lokaj, nëse është vërtetuar se ngasra katastrale që kontestohet është pronë private, eksperti Hasaj tha se në bazë të dokumentacuionit të Drejtorisë së Katastrit të KK Pejës, rezulton se ngasra në fjalë është e evidentuar si pronë private, ndërsa kjo ka qenë arsyeja që eksperti nuk ka kërkuar informata në Shqërbimin Pronësor-Juridik.

Në lidhje me plotësimin e ekspertizës, prokurorja e shtetit Sahide Gashi pati vërejtje të pjesëshme, vëtëm sa i përket faktit që në ekspertizë nuk ishte përfshirë edhe informata nga Shqërbimi Pronësor-Juridik.

Pas ndëgjimit të ekspertit të gjeodezisë, duke vendosur mbi kërkesën e prokurorisë për angazhimin e ekspertit financiar, i cili do të vlerësonte nëse ka pasur dëm të shkaktuar, lartësinë e dëmit dhe vlerën pasurore, trupi gjykues mori aktvendim për aprovimin e propozimit të prokurorisë dhe angazhim të ekspertit financiar. Seanca u shty për kohë të pacaktuar, por jo më gjatë se një muaj.

Në pyetjen e kryetares së trupit gjykues Raima Elezi, se si ka ndudhur ngjarja që vetura juaj është aksidentuar, i akuzuari Qilingeri tha se katër orë para se të lajmërohej rasti në polici, vëllai i Besimit më ka telefonuar dhe më ka kërkuar t’ia jap veturën. “Pasi që ai kishte pësuar aksident, më kërkoi veturën time, me qëllim që të inskenonte një aksident, ku gjoja unë e kam goditur me veturën time”. Në pyetjen tjetër të gjyqtares Elezi, nëse kishte bërë ndonjë marrëveshje pararake, i akuzuari Qilingeri tha se nuk ksihte asnjë marrëveshje paraprake, por vetëm kam kërkuar të më rregullohet vetura siç ka qenë. Në pyetjen e gjyqtares Elezi, për arsyen pse i kishte dhënë veturën vëllait të Besimit, i akuzuari Qilingeri tha se ai më ka ndihmuar gjatë kohës sa kam qenë në Austri, ndërsa qëllimi i tij ka qenë rregullimi i veturës së tyre.

Kjo seancë gjyqësore do të vazhdoj më 5 prill 2016, ku do palët do të japin fjalët përfundimtare.

Ky shqyrtim gjyqësor zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila ngarkon të akuzuarin Driton Krasniqi se me datë 9 maj 2015 duke shfrytëzuar detyrën zyrtare-polic në njësinë patrulluese, pas një marrëveshje paraprake me të akuzuarin Besim Muqaj, inskenon një aksident komunikacionik për automjetin e aksidentuar më herët, me qëllim që i pandehuri Besim Muqaj të përfitojë 15.000,00 euro nga kompania e sigurimit “Siguria”. I akuzuari Besim Muqaj me datë 9 maj 2015 inskenon aksident komunikacioni, pastaj lajmëron policinë se gjoja ka pësuar aksident me automjetin Golf 4 të cilin e drejtonte i akuzuari Burak Qilingeri, me qëllim të përfitimit të kompenzimit nga kompania e sigurimit. I akuzuari Burak Qilingeri me datë 9 maj 2015, pas një marrëveshje paraprake me të akuzuarin Besim Muqaj, pajtohet që me automjetin e tij të inskenohet aksident trafiku, duke dhënë deklaratë me shkrim në polici se kinse aksidentin e kishte shkaktuar ai.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë