DËSHMOJNË TË DËMTUARIT NË RASTIN E SPITALIT “HEART”

Raporton: Gita LUSHI

Gjakovë – Ka vazhduar  të premten shqyrtimi gjyqësor ndaj Drejtorit të Spitalit  Privat për Sëmundje Kardiologjike “Heart”, Hajrullah Binakaj,  i cili akuzohet për  shpërdorim të detyrës apo autorizimit zyrtar dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore.

Gjatë kësaj seance ishte paraprë të dëshmonte dëshmitari i fundit në këtë rast, Qemajl Turjaka, i cili ishte edhe njëri nga 6 të dëmtuarit e këtij rasti.

Edhe pse ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarit, mbrojtësi i të akuzuarit Hajrlluah Bnakaj, avokati Teki Bokshi nuk ishte prezent në seancë, dhe për këtë i pandehuri kërkoj shtyrjen e seancës. “ Avokati është në një udhëtim zyrtar, dhe pa prezencën e mbrojtësit im nuk kam dëshirë  të vazhdoj seanca dhe dëgjimi i  dëshmitarit”, u shpreh i pandehuri.

Por, për këtë çështje, kryetari i trupit gjykues Shaqir Zika kërkoj të marr qëndrimin e prokurorit  Agron Matjani,  i cili ishte i pajtimit që seanca të  mos të vazhdojë  pa avokatin.

Por, pas konsultimit, trupi gjykues vendosi që të mos pranoj kërkesën e të pandehurit për shtyrje të seancës, me arsyetimin se avokati nuk ka lajmëruar për mos prezencën dhe nuk ka bërë zëvendësim të tij.

Trupi gjykues vendosi që të dëgjoj dëshmitarin pa pranin e mbrojtësit të të pandehurit.  Ai, madje pohoi se avokati Teki Bokshi jo vetëm në këtë rast por edhe në raste tjera mungon shpesh. “Pasi mbrojtësi ështe thirrur me  ftesë të rregullt, në këte cështje penale nuk është e obliguar mbrojtja dhe marr parasysh që  i akuzuari ka pasur të drejtë caktimi të një avokati tjetër dhe nuk e ka bërë, seanca vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit’, u shpreh kryetari i trupit gjykues Shaqir Zika.

Pas kësaj, prokurori Agron Matjani vazhdoi marrjen në pyetje të të dëmtuarit Qemajl Turjaka, i cili pretendon se gjendja shëndetësore e tij është dëmtuar pas vendosjes së stentave në këtë spital.  Dëshmitari rrëfeu para trupit gjykues se për vendosjen e stentave në spitalin “Heart” kishte dhënë 600 euro, dhe përkundër kësaj gjendja e tij ishte keqësuar, për shkak se njëra prej stentsve i ishte vendosur keq.

“Më 14 maj 2011, kam shkuar për të kërkuar ndihmë në spitalin rajonal në Pejë,por  me asistimin dhe preferimin e mjekëve të këtij spitali,  kam ardhur në spitalin privat “Heart”, që t’i vendosi stentat. Kur kam ardh në këtë spital  në fillim  nuk më është ofruar ndihma deri sa vëllau im Sylejman Turjaka ka bërë pagesën e të hollave në vlerë prej 6500 eurosh.

Sipas dëshmitarit, keqësimi i  gjendjes shëndetësore të tij kishte ardhur pas operacionit në klinikën “Heart”. Ai tha se pas kësaj ishte detyruar të shkoj  në spitalin “Filipi 2” në  Shkup, ku eshte kishte paguar deri në 10 mijë euro për shërimin e tij.

Dëshmitari tha se mjekëve e spitalit Filipi 2 në Shkup  i kishin thënë se njëra nga stentat që i ishte vendosur në spitalin “Heart” ishte vendosur keq, gjë që ksihte ndikuar në keqësimin e gjendjes së tij. “Jam ankuar sepse s’jam shëruar, ngase dhimbjet kanë vazhduar më shumë pas operacionit në “Heart”. Prej vendosjes së stentave në këtë spital e deri të operimi në Shkup kam humbur 15 kilogramë”, u shpreh dëshmitari.

Pas dëshmisë së dëshmitarit Qemajl Turjaka, kryetari i trupit gjykues, pyeti palët nëse janë të gatshëm të japin fjalën e tyre përfundimtare. Por  i akuzuari Hajrullah Binakaj, prapë  tha se nuk është në gjendje të bëj mbrojtjen  pa avokatin e tij, dhe kërkoj që kjo seancë të shtyhet për një datë tjerër.

Trupi gjykues pas konsultimit, pranoj kërkesën e të pandehurit  dhe vendosi që seanca  e ardhshme gjyqësor të shtyhet më 15 prill.

Trupi gjykues vendosi që me ftesë të rregullt të thirret mbrojtësi i të pandehurit avokati Teki Bokshi, dhe  paralajmëroj që seanca nuk shtyhet nëse ky i fundit nuk është prezent as në seancën e ardhshme.

Sipas aktakuzës më 14 maj 2011 në cilësinë e personit zyrtar përgjegjës i drejtorit të spitalit special për sëmundje kardiologjike ‘Heart’ ne Gjakovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ose shkaktimit të dëmit tjetrit, duke u prezantuar si specialist i kirurgjisë kardiovaskulare, për të cilin specializim dhe fakultetin e kryer nuk disponon me diplomë përkatëse, i lartë cekuri ka shpërdorur pozitën zyrtare duke e angazhuar mjekun e palicencuar nga Maqedonia për intervenime në kirurgjinë invazive-vendosjen e stentave të të dëmtuarve, të cilëve u kishte marr shuma të mëdha të parave.

Po ashtu, Hajrullah Binakaj akuzohet se pa pasur kualifikimet profesionale dhe pa licencë për kryerjen e shërbimeve kardiovaskulare, ka kryer trajtime mjekësore kardiovaskulare ndaj disa pacientëve, për të cilat trajtime mjekësore ligji kërkon kualifikim të posaçëm.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë