Dëshmitari thotë se njëri nga tetë të akuzuarit për korrupsion është blerës i pronave të privatizuar në Malishevë

Raporton: Valëntina SHAHINI – GRAJҪEVCI

Prishtinë – Në gjykimin ku ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj po akuzohet për korrupsion, dëshmitari Alban Krasniqi ka thënë se i akuzuari Ahmet Rrahmanaj ka qenë blerës i pronave të privatizuar, po ashtu sipas tij, blerës ka qenë edhe i ndjeri M.H, e i cili sipas tij, ka poseduar një numër të madh të tokave të privatizuar.

Një deklarim të tillë, dëshmitari Krasniqi e ka thënë në seancën e së martës, në gjykimin për korrupsion ndaj Bajram Hasanit, ish–ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaqit, ish-zëvendësministër i kësaj ministrie, Ragip Bëgajt, ish-kryetar i Komunës së Malishevës,  nënkryetarit të kësaj komunë, Hajdin Berisha.

Bashkë më ta po akuzohen edhe Bashkim Krasniqi, drejtor i Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Malë Krasniqi, shefi i Gjeodezisë në Komunën e Malishevës, Nazmi Kafexholli, inspektor i Agjencisë Pyjorë të Kosovës dhe Ahmet Rrahmanaj, i cili po akuzohet për shpëlarje të parave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, ai ka thënë se i akuzuari Rrahmanaj ka qenë pronar kryesor i pronave të privatizuar.

“Sa kam njohuri Ahmet Rrahmanaj ka qenë pronori kryesor i terë pronave të privatizuar për të cilat po flasim, dhe se si ato janë stërshitur. Mundët vetëm Ahmet Rrahmanaj më sqaru, por ky vet ka deklaruar në kuvendin komunal, se një pjesë të pronës ia ka shit kryetarit dhe vëllait të tij, dhe njëjti ka thënë edhe për Fatmir Limën, dhe këtë mund ta sqaron vetëm Ahmeti”, ka thënë dëshmitari Krasniqi.

Ai tutje ka treguar se në periudhën 2017-2021 ka qenë anëtar i Kuvendit Komunal të Komunës së Malishevës, si dhe anëtar për politik dhe financa në këtë komunë.

Dëshmitari Krasniqi dukë u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Naim Abazi,  ka thënë së ish-kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ishte takuar më ish-ministrin Bajram Hasani të cilët kishin diskutuar për themelimin e zonës së lirë ekonomike, dhe vetëm pasi që vendimi ishte bërë publik të njëjtit e kishin kuptuar.

Tutje ai tha se ky proces ishte zhvilluar nga ekzekutivi i komunës përfshirë kryetarin, bashkë me eksponentë të qeveris, përfaqësues të NISMA-së por edhe eksponent partiak të këtij subjekti.

Krasniqi tutje ka thënë se kërkesa për themelimin e zonës së ekonomike në kuvend komunal ishte diskutuar vetëm si shqetësim, ndërsa ka shtuar se për këtë nuk kishin marr asnjëherë përgjigje, shpjegim apo informacion, por sipas tij, kishin marr veç kritika.

“Kjo është diskutuar por vetëm si shqetësim i ngritur nga anëtarët e kuvendit komunal, asamblist, përshirë edhe mua ku kemi kërkuar përgjatë periudhës 2018 por edhe deri në fund të mandatit, në fillim kemi kërkuar dokumentacione, shpjegim, njoftim, informacion nga kryetari dhe qeverisja lokale lidhur më krijimin e zonës së lirë ekonomike, dhe asnjëherë nuk kemi marr asnjë përgjigje në të shkruar apo edhe në formë verbale përveç së kritikave dhe fyerjeve rast pas rasti, duke na akuzuar së jemi kundër zhvillimit të komunës”, ka deklaruara dëshmitari Krasniqi.

Ndërsa ai shtoi se në vitin 2020 Qeveria “Kurti” e kishte anuluar vendimin për themelimin e zonës ekonomike siç e ka quajtur ai  “Haradinaj”.

Ndërsa, lidhur më pyetjen se a kanë qenë dashur që kërkesa për themelimin e zonës ekonomike të kaloj nëpër kuvend komunal, ai tha së kur komuna inicion një rast duhet të kaloj nëpër kuvend komunal.

Ndërsa, lidhur me ndërmarrjen bujqësore “Mirusha”, ai ka thënë se e njëjta është privatizuar në periudhën 2007-2008, dhe me një çmim të ulët, dhe në procesin e blerjes kanë marr pjesë zyrtar partiak të PDK-së, një pjesë e të cilëve sipas tij kanë kaluara në partin NISM.

“Është privatizuar nëse nuk gaboj në vitin 2007-2008, secili qytetar e din që ajo tokë është privatizuar me një çmim teje të ulët, dhe unë si ish -anëtar i kuvendit komunal  por edhe më parë jam interesuar që ta analizoj procesin si të tillë, dhe nga ajo që kam vërejtur, përveç si proces i ulët i procesit të privatizimit, dhe në proces procesin e privatizimit, konkretisht kanë marr pjesë në procesin e blerjes së kësaj pronë kanë marr pjesë zyrtar partiak të PDK-së, ku një pjesë e tyre kanë kaluara në subjektin politik të NISMA”, ka deklaruar ai.

Pastaj sipas tha se ishte ndërtuar unaza e jashtme, e sipas çmimi i blerjes kishte qenë 10 euro.

“Pastaj ka qenë procesi i ndërtimit të unazës së jashtme të qytetit, edhe këtu në mesin përfituesve janë njerëz që kanë përfituar nga procesi i blerjes, të cilët kanë blerë ë 10 euro kurse fitimi i madh ka qenë në procesin e shpronësimit”, shtoi ai.

Ndërsa në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Begaj, avokatit Rrahman Kastratit ai ka deklaruara së kërkesa për themelimin e zonës ekonomike ka qenë dashur të kaloj nëpër kuvend komunal, duke shtuar se është dashur të mbahen edhe dëgjime publike.

Në fund kërkoi të akuzuarit të behën të sinqertë dhe të tregojnë të vërteten duke i treguar emrat e disa personave që këtë proces e kanë udhëhequr nga mbrapa.

Ai shtoi se prapa procesit të privatizimit kanë qëndruar figurat kryesore të PDK-së nivel vendi, ish-kryetari Insi Ilaj, Fatmir Limaj, Haxhi Shala dhe zyrtarë komunal.

Sipas tij, i akuzuari Malë Krasniqi e ka ditë që atje do të bie autostrada, dhe e kanë planifikuar bashkë më Nuhi Shalën që ka qenë zyrtar në komunë, e ka dit edhe ish-kryetari Ragip Begaj,  dhe dihet botërisht së pse autostrada ka pas ti afrohet  aeroportit por përfundon rrugës për Pejë, duke shtuar së e njëjtat logjik është ndjekur më unazën e jashtë të qytetit vite më vonë.

Pasi që i akuzuari Begaj për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të qëndroj në orarin e mesditës, kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli seancën e ka shtyrë për 22 dhe 26 korrik 2022.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 korrik 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Faton Thaqi, Nazmi Kafegjollii dhe Ahmet Rrahmani.

Sipas aktakuzës, Ragip Begaj, Hajdin Bersiha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Nazmi Kafexholli dhe Faton Thaqi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Ahmet Rrahmanaj, akuzohet për veprën penale “shpëlarje parave”, ndërsa Nazmi Kafexholli akuzohet edhe për veprën penale “mashtrim”.

Sipas aktakuzës, Begaj akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me ministrin e atëhershëm të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Faton Thaqi duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mundësuar shpronësimin në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik, duke e shpallur zonë me interes të veçantë.

Sipas aktit akuzues, Bashkim Krasniqi në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi dhe Kadastër, Malë Krasniqi në cilësinë e shefit të shërbimeve të Gjeodezisë, Hajdin Berisha në cilësinë e nënkryetarit të komunës dhe Faton Thaqi në cilësinë e zëvendësministrit, akuzohen se në bashkëkryerje nga periudha kohore 22 maj 2018 deri më 5 qershor 2018, varësisht nga pozitat, kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat e tyre kanë mundësuar shpalljen e zonës me interes të veçantë ekonomik me qëllim të themelimit të Zonës Ekonomike në Komunën e Malishevës, në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në mënyrë që të vazhdohej me procedurat e shpronësimit.

Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari Malë Krsaniqi, pasi e kishte ditur për krijimin e Zonës Ekonomike, kishte blerë pronë në zonat kadastrale Banjë dhe Lladrovc me çmim prej 25 euro për ari, duke qenë në dijeni se këto prona do të shpronësohen nga Qeveria e Kosovës, e ku çmimi do të ishte shumë më i lartë.

Sipas aktakuzës i akuzuari Nazmi Kafexholli, akuzohet se në cilësinë e inspektorit në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, duke qenë në dijeni për krijimin e Zonës Ekonomike, dhe me qëllim që t’i rrit vlerën tokës, kishte marrë me qera pronën e të ndjerit M.H. ku kishte ngritur pemishte për çka kishte përfituar edhe grante nga Ministria e Bujqësisë.

Tutje, sipas aktit akuzues, Ahmet Rrahmanaj nga viti 2007 deri më 2013 në vazhdimësi duke e ditur se parcelat e tokës në pronësi shoqërore janë blerë dhe krijuar me aktivitete kriminale, ka transferuar dhe njëkohësisht ka tentuar të transferojë pronat me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës dhe shmangies nga pasojat juridike.

Në aktin akuzues thuhet se Rrahmanaj, ka privatizuar pronat e “Neëco Mirusha” tokë bujqësore në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik në Komunën e Malishevës me çmim artificialisht të ulët 1,222,333.00 euro sipërfaqe prej 1,157 hektarë e 51 ari për 99 vite, për këtë i akuzuari më 11 korrik 2013 ka bërë bartjen e tokës në emër të personit tani të ndjerë M.H. si përfitues i tokës në sipërfaqe prej 203 hektar e 11 ari, ku për këtë transaksion, të akuzuarit i ishin transferuar 200 mijë euro në llogari bankare, mirëpo të njëjtat ia kishte kthyer të ndjerit M.H. dhe gjithë kjo ishte bërë me qëllim të kinse shitblerjes që kishte ndodhur në vitin 2007. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë