Dërgohet në procedurë të ndërmjetësimit lënda ndaj të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve të KEDS-it

mitro
Author

Raporton: Djellza ZYHRANI

Prill 30, 2021

Mitrovicë – Gjykata Themelore në Mitrovicë, në seancën fillestare të së premtes, e ka dërguar në procedurë të ndërmjetësimit lëndën ndaj të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve, Fadil Nebihu.

I akuzuari Nebihu, pasi u informua nga gjykatësi Nikolla Petronijeviq për mundësin e zgjedhjes së kësaj çështje penale në procedurën e ndërmjetimit, kërkoi që e njëjta të zgjidhet në atë mënyrë.

Lidhur më këtë, kundërshtime nuk pati as nga ana e prokurores Natasha Radoviq.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 12 nëntor 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fadil Nebihu.

Sipas aktakuzës, më 25 qershor 2020, gjatë kontrollës së realizuar nga personat e autorizuar të kompanisë Kosovare për distribuim dhe furnizim më energji elektrike SH.A (KEDS), në rrugën “Emin Duraku”, komuna e Mitrovicës të njehsorit elektrik është vërtetuar së i pandehuri me dashje me qëllim të sigurimit të shërbimeve të rrymës të cilat mundësohen vetëm në shkëmbim të kompensimit, pa autorizimin e furnizuesit të autorizuar (KEDS), për t’ iu shmangur pagesës së shërbimit të cekur më lartë kishte përdorur rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, ashtu që lidhjen L1 e kishte këputur dhe e kishte lidhur direkt para njehsorit të lartcekur duke u furnizuar më energji elektrike pa matje, më ç’ rast të dëmtuarës KEDS-it i kishte shkaktuar dëm material në vlerë prej 76.74 euro.

Më këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhja e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi.1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi