Dërgohet në mbajtje në psikiatri gruaja që dyshohet se ka vrarë babain e saj në Gjakovë

policia-mos-kalo
Author

Raporton: Senad LOKAJ

Maj 22, 2020

Gjakovë – Është dërguar në mbajtje në Spitalin Rajonal të Gjakovës e dyshuara për vrasjen e babait të saj, të enjten, në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të enjten një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ndërsa afër trupit të viktimës është gjetur edhe vajza e tij, e cila sipas policisë është me të meta mendore.

“M.R., i lindur më 1933 është gjetur pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekësore. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili kishte lëndime në kokë dhe dorë. Përveç tij lëndime kishte edhe vajza dhe për këtë arsye ekziston dyshimi i arsyeshëm se vrasëse potenciale mund të jetë vajza.”, thuhet në njoftim të Policisë.

Sipas policisë, e dyshuara është duke u mbajtur në mbajtje në repartin psikiatrik në Spitalin Rajonal të Gjakovës. /BetimipërDrejtësi