Dërgohet në mbajtje i dyshuari për vjedhje të një kamere në Klinë

Arrestim (2)
Author

Raporton: Driton NOCAJ

Maj 22, 2020

Klinë – Është dërguar në mbajtje një person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes në qytetin e Klinës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte arrestuar pasi që kishte vjedhur një kamerë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte vjedhur një kamerën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /BetimipërDrejtësi