Dërgohet në mbajtje i dyshuari për ushtrim të dhunës fizike ndaj një femre

Viktima e dhunes 2
Author

Raporton: Teuta GASHI

Maj 21, 2020

Gjilan – Mbrëmjen e së mërkurës është arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, dhuna fizike e ushtruar ndaj viktimës ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje, për çka i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në këtë drejtim, ai dyshohet se ka kryer veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “dhunë në familje”. /BetimipërDrejtësi