Gjilan – Kastriot Hajdini i akuzuar për veprën pemale ”lëndim i rëndë trupor”, u dënua me tre muaj burgim me kusht, të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Kastriot Hajdini, akuzohet se më 6 mars 2016 rreth ores 18:00, për shkak të një mos marrëveshje, me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor djalit të axhës së tij Fatmir Hajdinit, fillimisht e kanë fyer me fjalë njëri tjetrin,e më pas kur i dëmtuari e kishte prekur në fytyrë me dorë dhe duke kapur për fyti, i akuzuari me tjegull e kishte goditur në kokë, ku i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor. Për shkak të natyrës së lëndimit ishte i detyruar të kërkoj ndihmë në Spitalin Regjional të Gjilanit e me pastaj edhe QKUK në Prishtinë.
Shqyrtimi i së hënës ndaj të akuzuarit Kastriot Hajdini, ishte shqyrtim fillestar, në të cilin i akuzuari menjëherë pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Huma Jetishi, pranoi fajësinë.
Pas deklarimit të të akuzuarit ,prokurorja Huma Jetishi pranoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari dhe kërkoi nga gjykata që të njëjtin t’a shpall fajtor për veprën penale të kryer dhe atij ti shqiptohet sanksion penal i paraparë me ligj.
Në këtë shqyrtim gjithashtu i pranishëm ishte edhe i dëmtuari Fatmir Hajdini i cili tha se me të akuzuarin janë pajtuar dhe më nuk kanë asnjë mos marrëveshje. Ndërsa tha se për dënimin e të akuzuarit të vendos gjykata.
Pas kësaj gjykatësi i çështjes Behar Ymeri mori aktvendim me të cilin pranoi pranimin e fajësisë të të akuzuarit Hajdini, të cilin e shpalli fajtor dhe dënoi me burgim me kusht në kohëzgjatje prej tre muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në qoftë se i pandehuri mbrenda kësaj periudhe nuk do të kryej vepër tjetër penale të dënushme me ligji.