Dënohet me kusht i akuzuari për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm si pasojë e hapjes së pusit

Vitia (Custom)
Author

Raporton: Genta PAJAZITI

Prill 8, 2021

Viti Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, të enjten, e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht Selman Fejzën, pasi e shpalli fajtor për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Drane Simani, dënimi me burg nuk do të ekzekutohet në afat prej një viti, nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Simani tha se i akuzuari gjithashtu obligohet që në emër të paushallit gjyqësorë të paguajë shumën prej 30 euro.

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 dhjetor 2016, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Selman Fejza akuzohet se më 25 nëntor 20216, në kohë të papërcaktuar, në fshatin Mogillë të Komunës së Kllokotit, Njësia e Sektorit të Stacionit Policor në Kllokot, në bazë të projektit “Zgjedhja e Problemeve raste në puse–gropa me ujë”, në bashkëpunim me komisionin e Drejtorisë për Bujqësi, kanë identifikuar puset –gropat me ujë, të pa siguruara dhe pa rrethoja, ashtu që kanë identifikuar të pandehurin Selman Fejza, i cili në fshatin Mogillë, Komuna e Kllokotit, me veprime të rrezikshme, shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që e ka hapur një pus me madhësi rreth 15 metra X 5 metra, me thellësi rreth 1.5 metra, të cilin e ka hapur me eskavator dhe që nga ajo kohë i ka shërbyer si rezervar i grumbullimit të ujit dhe i ka ujitur kultuarat bujqësore.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 365, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi