DËNOHET ME 700 EURO GJOBË PËR AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Labinot Hamdiu i akuzuar për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, u dwnua me gjashtë muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit u zëvendësua me gjobë në shumë prej 700 euro. Shpallja e aktgjykimit u bë të martën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, nga gjykatwsi individual i çështjes Ilir Bytyqi.

Para shpalljes së aktgjykimit, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua i dëmtuari Jetmir Jahiri, i cili në pyetjet e parashtruara deklaroi se në ditën kritike kishte qenë në veturë së bashku me tani të akuzuarin dhe ishin nisur në drejtim të rrugës së Gjilanit për të shkuar në një restaurant, ku tha se gjatë rrugës një veturë para tyre kishte dhënë shenjë sinjalizuese për t’u kthyer në anën e djathtë, dhe pasi ishte kthyer pak, tani i akuzuari e ka tejkaluar atë nga ana e majtë, ndërkaq vetura para tyre tha se përnjëherë është kthyer në anën e majtë ku edhe janë goditur. Dëshmitari deklaroi se pas goditjes, e që kishte ndodhur pikërisht në anën ku ai ishte ulur si pasagjer, ai e kishte humbur vetëdijen dhe nuk i kujtohej se çfarë kishte ndodhur pastaj. Tutje, pasi ishte kthjellur, tha se e kishte parë veten në spital, duke theksuar se nga ky aksident kishte pësuar lëndime të rënda, dhe atë dy duart i kishte pasur të thyera, qafën e lënduar si dhe gërvishtje në fytyrë. Sa i përket ndjekjes penale për të pandehuritn i dëmtuari deklaroi se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale, kurse deklaroi se paraqet kërkesën pasurore-juridike për kompensimin e dëmit.

Pas dëshmitarit, në këtë shqyrtim gjyqësor, edhe i pandehuri paraqiti mbrojtjen i tij, i cili deklaroi se aksidenti ka ndodhur në janar të vitit 2015, ku tha se ai kishte shkuar për të marrë shokun e tij, tani të dëmtuarin Jetmir Jahiri për të shkuar në një restaurant. Gjatë rrugës, i akuzuari tha se një veturë para tij kishte dhënë shenjë sinjalizuese për t’u kthyer në anën e djathtë, dhe pasi ishte kthyer pak, tani i akuzuari e ka tejkaluar atë nga ana e majtë, ndërkaq vetura para tyre tha se përnjëherë është kthyer në anën e majtë ku edhe janë goditur, dhe që në momentin e goditjes ai tha se kishte humbur kontrollin e pastaj me veturë kishte dalur në anën tjetër të rrugës ku kishte goditur pastaj një shtyllë të betonit. Gjatë deklarimit të tij i pandehuri tha se nuk ka qenë duke vozitur me shpejtësi të madhe, dhe  tha se shpejtësia e veturës ishte 50 kilometër në orë (km/h), pasi që koha ishte me ngrica dhe kishte qenë duke rënë shi si dhe tha se në këso kushte të motit ka kujdes gjatë vozitjes pasi që siç  deklaroi ai që një kohë të gjatë vozitë veturë.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj e ngarkonte të pandehurin Labinot Hadiu me veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sepse më 30 janar 2015 rreth orës 23:15, me të arritur në rrugën “Rexhep Bislimi” , afër “Eurogomës”,në Ferizaj, duke drejtuar automjetin e markës “BMË – 560”, në kundërshtim me dispozitat e neni 54.1 të LSKRR-së nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik dhe jetën e njerëzve në atë mënyrë që duke mos përshtatur shpejtësinë e kushteve në rrugë me që kishte të reshura shiu, me pjesën e parë të anës së djathtë e ka goditur automjetin tjetër të markës “Opel Vectra”, në atë rast vetura e të pandehurit del nga rruga në anën e djathtë e godet një kubëz betoni, ku pos dëmeve materiale, lëndime të rënda trupore ka pësuar i dëmtuari Jetmir Jahiri.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë