Dënohet me 300 euro pasi e pranoi se ka mbajtur pa leje një revole me gaz

Vendim
Author

Raporton: Blinerë BEKA

Korrik 21, 2021

Prishtinë – Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për armëmbajtje pa leje, Bekim Idrizi, është dënuar nga gjykata me gjobë prej 300 euro.

Përveç këtij dënimi, gjykatësi i rastit Alban Ajvazi i ka shqiptuar edhe paushallin gjyqësor prej 30 euro dhe 50 euro si kompensim për viktimat e krimit.

Paraprakisht, i akuzuari Idrizi, e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet barrë, por pas precizimit të aktakuzës nga ana e prokurores së shtetit Merita Lumezi.

Pas leximit të aktakuzës prokurorja Lumezi, ka treguar që në këtë çështje nuk ka palë të dëmtuar ashtu siç shënohet në aktakuzë. Sipas kësaj, Hazër Hazhimustafa, e cila fillimisht ishte e emëruar si e dëmtuar dëshmitare, me precizim është bërë vetëm dëshmitare.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 4 qershor 2018, Bekim Idrizi është akuzuar se me datë 23 prill 2018, rreth orës 17:00, në banesën e të akuzuarit, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Fushë Kosovë është gjetur një armë, pistoletë me gaz e tipit ZORAKI MOD914-B, Nr. Serik 0417-005643, kal.9mm, një karikator dhe një fishek me gaz i kal.9mm.

Për këtë, Bekim Idrizi është akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 384 par.1 të Kodit Penal,