Gjilan – Sherife Bllaca e akuzuar për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, pas pranimit të fajësisë u dënua me 300 euro gjobë, si dhe shpenzimet e procedurës penale.
Shpallja e aktgjykimit u bë nga gjyqtari individual Islam Thaçi, të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Sherife Bllaca akuzohet se më 26 korrik 2014, duke e drejtuar automjetin ka rrezikuar trafikun publik duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre, dhe duke vepruar në kundërshtim me nenin 150/1 të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor të Kosovës. Gjatë afrimit të vendkalimit për këmbësorë, duhet të ushtroj kujdes të veçantë dhe ťi jep përparësi këmbësorit.
Mirëpo e pandehura nga pakujdesia me pasqyrën e automjetit e godet këmbësoren në krahun e majtë tani të dëmtuarën Afërdita Ismajli në momentin kritik ishte duke kaluar rrugën, e cila për shkak të lëndimeve të lehta trupore ka kërkuar ndihmë në Spitalin Regjional të Gjilanit.