Gjilan – Përparim Rrustemi i akuzuar për veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik’, u dënua me gjobë në shumën prej 1000 eurove. Shpallja e aktgjykimit u bë të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Ky proces gjyqësor u zhvillua në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ku i akuzuari Përparim Rrustemi ngarkohet për veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik’. Nga pakujdesi dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore të parapara në nenin 54.5, të Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor të Kosovës, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, ku e ka goditur këmbësoren F.A., e cila ishte duke kaluar rrugën nga ana e majtë në të dajthtë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor.
Shqyrtimi i së enjtës ndaj të akuzuarit Përparim Rrustemi, ishte shqyrtim fillestar, në të cilin i akuzuari menjëherë pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Huma Jetishi, pranoi fajësinë.
Pas deklarimit të të akuzuarit, prokurorja Huma Jetishi pranoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari dhe kërkoi nga gjykata që të njëjtin ta shpall fajtor për veprën penale kryer dhe atij t’i shqiptohet sanksion penal i paraparë me ligj.
Në këtë shqyrtim gjithashtu e pranishim ishte edhe e dëmtuara F.A. e cila tha se me të akuzuarin janë pajtuar dhe nuk kanë asnjë mos marrëveshje. Ndërsa tha sa për dënimin e të akuzuarit të vendos gjykata.
Pas kësaj gjykatësi i çështjes Behar Ymeri mori aktvendim me të cilin pranoi pranimin e fajësisë të të akuzuarit Rrustemi,të cilin e shpalli fajtor dhe dënoi me është dënuar me gjobë në shumën prej 1000 eurove.