Dënohet i akuzuari që pranoi se ka ngacmuar dhe sulmuar të dëmtuarën në Gjakovë

Gjakova2020-1
Author

Raporton: Senad LOKAJ

Janar 12, 2021

Gjakovë – Gjykata Themelore në Gjakovë, të martën, e ka shpallur fajtor të akuzuarit për veprat penale të ngacmimit dhe sulmit, Egzon Domi.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Ilirjana Hoti, i akuzuari Domi për veprat penale të ngacmimit dhe sulmit është dënuar me nga 8 muaj burgim me kusht për secilën veç e veç, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, ndaj të njëjtit është shqiptuar dënimi unik prej 14 muajsh burgim me kusht. Dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej 3 vitesh.

Ndaj të njëjti është shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjakovë.

E dëmtuara G.H është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Ndryshe, i akuzuari Domi e ka pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohet në seancën e shqyrtimit të dytë mbajtur më 11 janar të këtij viti.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Egzon Domi po akuzohet se më 24 tetor 2019, rreth orës 18.00, në rrugën “Ëashingtoni” në Gjakovë, me që1lim të ngacmimit, përfshihet në sje1lje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme dhe gjatë këtyre veprimeve e vë nën shqetësim të madh emocional të dëmtuarën e mitur G.H, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara kishte qenë duke u kthyer nga shkolla, i pandehuri i del përpara në rrugë duke e ngacmuar me fjalët “qur, pse nuk po ndalesh, a të gjeta apet, ku je moj katunare, budallicë” dhe pastaj e ndjek nga pas derisa arrin ta sulmoi duke e rrëzuar përtokë, me ç’rast tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh emocional.

Me këto veprime, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “ngacmimi” nga neni 182 paragrafi 1 të KPRK-së.

Tutje sipas aktakuzës, i njëjti me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, i pandehuri me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarës së mitur G.H, në atë mënyrë që pasi e ngacmon me fjalë, me të tentuar që të ik e dëmtuara, i pandehuri e sulmon duke e kapur fillimisht për flokë e më pas e kap për dy duart dhe e rrëzon në tokë duke rënë mbi të dëmtuarën, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton dhembje, frikë dhe shqetësim emocional.

Me këto veprime, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “sulmi” nga neni 184 paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi