DËNOHET DY MUAJ BURG ME KUSHT PËR PËR BLERJE TË SENDEVE TË VJEDHURA

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Jeton Azizi i akuzuar për veprën penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, të premten u dënua me dy muaj burgim me kusht.

Sipas aktakuzës, Jeton Azizi, akuzohet se më 3 tetor 2013 rreth orës 17:00 në deponinë për grumbullimin e metaleve, në rrugën e”Gremes”, përkatësisht afër urës në fshatin Doganaj në Ferizaj, kishte blerë një pjesë të motorit të hidroforit – një stator i pompës së ujit, të tipit “Server 9” nga Qendrim Shahini nga Ferizaji, pa u siguruar për prejardhjen e këtij statori edhe pse ka mundur t’a dijë se ky stator është vënë në dorë me anë të vjedhjes, sepse është blerë me çmim të ulët prej 5 euro dhe nuk është blerë nga pronari.

Shqyrtimi i së premtes ndaj të akuzuarit Jeton Azizi, ishte shqyrtim fillestar, në të cilin i akuzuari menjëherë pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit të shtetit Ismet Rrahmani, pranoi fajësinë, dhe tha që nuk e ka ditur që atë stator që e ka blerë nuk e ka ditur që është e vjedhur dhe se po të ishte në dijeni për këtë të njëjtën nuk do t’a kishte blerë.

Pas deklarimit të të akuzuarit, prokurori Rrahmani pranoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari dhe kërkoi nga gjykata që të njejtin t’a shpall fajtor për veprën penale të kryer dhe atij t’i shqiptohet sanksion penal iparaparë me ligj.

Në këtë shqyrtim gjithashtu i pranishëm ishte edhe i dëmtuari Ismet Qerkini, i cili sa i përket të akuzuarit Jeton Azizi deklaroi se nuk e njeh dhe që të njejtin asnjëherë nuk e ka parë. Ndërsa përktazi me atë se çfarë kërkon nga gjykata lidhur me dënimin apo jo të të pandehurit, ai tha që për këtë të vendos vetë gjykata, ndërsa shtoi se do të paraqesë kërkesë pasurore-jurdike për dëmin e shkaktuar.

Pas kësaj, gjykatësja e çështjes Hakile Ilazi morri aktvendim me të cilin pranoi pranimin e fajësisë të të akuzuarit Azizi, të cilin e shpalli fajtor dhe dënoi me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 2 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në qoftë se i pandehuri brenda kësaj periudhe nuk do të kryej vepër tjetër penale të dënueshme me ligj. Gjithashtu me këtë akgjykim në emër të paushallit gjyqësor e obligoi të pandehurin që të paguaj shumën prej 30 euro, e cila shumë do të paguhet pas pranimit të aktgjykimit nga i pandehuri. Ndërsa të dëmtuarin Ismet Qerkini, për kompensimin e dëmit të shkaktuar e udhëzoi në kontest civil.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë