Demolli-Nimani: Opinioni i Venecias për Vettingun, jo siç na u premtua nga partia në pushtet

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja FOL ka thënë se Komisioni i Venecias për Vettingun, nuk është ashtu siç është premtuar nga partia në pushtet.

“Në fakt, opinioni, rekomandimet që dolën sot vërtet na japin një dritë në fund të tunelit, ndoshta jo ajo që na është premtu nga partia në pushtet, ndoshta jo një Vetting në nivel të përgjithshëm. E thatë edhe ju, shpresoj shumë që partitë politike ndoshta që aktualisht janë në opozitë, nuk do t’ia kthejnë ndoshta në të njëjtën formë si Lëvizja Vetëvendosje, që në shumë raste edhe ka mungu, ose nuk e ka ofru përkrahjen e saj sa ishte në opozitë, në nisma të ndryshme”, tha Demolli-Nimani në “Tempus” të KTV-së.

Sipas saj e mira në këtë mes është që Vettingun në fushatën e fundit elektorale e kanë përmendur të gjitha partitë politike dhe që tani e kanë rastin ta japin kontributin e tyre. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë