Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për vjedhje të pyllit në vazhdimësi

IMG_3607
Author

Raporton: Egzon HALILI

Janar 27, 2021

Vushtrri – I akuzuari për vjedhje të pyllit, Shaip Shabani është deklaruar i pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur këtë të mërkurë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Jovo Radoviq, ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për veprën penale e cila i bie në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Jo nuk jam fajtor, sepse nuk është e vërtet që kam shkuar tre ditë rresht në mal për të prerë dru”, ka thënë i akuzuari Shabani.

Në këto rrethana, gjykatësi Ferki Xhaferi e ka njoftuar atë se në afat prej 30 ditësh ka të drejtë të paraqesë kundërshtimet për provat që gjenden në aktakuzë, si dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 20 qershor 2018 kishte ngritur aktakuzë ndaj Shaip Shabani  për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, nga neni 358 par. 2 në lidhje me par. 1 të KPRK-së.

Shabani akuzohet se më 7 qershor 2017, në vendin e quajtur “Bregu i Orlave” ne territorin e fshatit Sllakovce Komuna e Vushtrrisë, me qellim te vjedhjes, i ka prerë 129 drunje bungu, ne vëllim prej 5,16 m3, ashtu qe duke i prere drunjet e cekur ne pronën shoqërore është zënë nga pylltari Milazim Bunjaku, me këtë ka dëmtuar Komunën e Vushtrrisë – Drejtorinë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ne vlere prej 464,40 €.

Sipas aktakuzës thuhet se më 8 qershor 2017, ne vendin e quajtur “Kreshi i Madhe” ne territorin e fshatit Sllakovc Komuna e Vushtrrisë, me qellim te vjedhjes, i ka prere: 128 drunje bungu ne vëllim prej 5,12 m3, ashtu qe duke i prere drunjet e cekur është zënë nga pylltari MIlazim Bunjaku, me këtë ka dëmtuar Komunën e Vushtrrisë – Drejtorinë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ne vlere prej 460,80 €.

Gjithnjë sipas aktakuzës thuhet se i akuzuari Shabani më 09 qershor 2017, në vendin e quajtur “Bregu i Orlave” ne territorin e fshatit Sllakove – Komuna e Vushtrrisë, me qellim te vjedhjes, i ka prere: 64 drunje bungu, ne vëllim prej 3,20 m3, ashtu qe duke i prere drunjet e cekur është zënë nga pylltari Milazim Bunjaku, me këtë ka dëmtuar Komunën e Vushtrrisë Drejtorinë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ne vlere prej 288,00 €. /BetimipërDrejtësi