Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për dhunë në familje në Mitrovicë

foto
Author

Raporton: Djellza ZYHRANI

Korrik 21, 2021

Mitrovicë – I akuzuari për dhunë në familje, E.H është deklaruar i pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Danijela Batkoviq, i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, gjykatësja Branka Semenov e ka njoftuar atë me të drejtën e tij për të kundërshtuar provat dhe për të kërkuar hedhjen e aktakuzës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 25 qershor 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H me arsyetimin se ka kryer veprën penale “dhuna në familje”, nga neni 248 paragrafi 3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 5 qershor 2021, rreth orës 18:00, në Mitrovicë, kishte ushtruar dhunë ndaj një anëtari të familjes në mënyrë që ta ndalonte vajzën e tij të dëmtuarën e mitur S.H për të shkuar të nëna e saj, me të cilën nuk kishte jetuar se bashku tashmë një muaj dhe disa ditë me parë ai e kishte sulmuar të dëmtuarën, duke e goditur me grusht në kokë dhe duke e tërhequr për flokëve e duke i’a hedhur librat në tokë. /BetimipërDrejtësi