Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vjedhje të 100 metra kabllo të rrymës

Foto 1 (7)
Author

Raporton: Egzon HALILI

Nëntor 30, 2020

Vushtrri – Kanë mohuar fajësinë të akuzuarit për vjedhje, Abedin Haziri dhe Arben Hasani, në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Jelena Marjanoviq, janë deklaruar të pafajshëm të akuzuarit Haziri dhe Hasani,  “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe gjatë kësaj seance prokurorja Marajanoviq, ka bërë rikualifikimin e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, nga neni 327 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 në lidhje paragrafin 31 të KPRK-së, në veprën penale “Vjedhja”, nga neni 325 paragrafi 1 duke larguar bashkë kryerjen.

Gjithashtu gjatë kësaj seance gjykata të akuzuarit Haziri i ka caktuar një mbrojtës sipas detyrës zyrtare, avokatin Naman Merovci, për faktin i njëjti nuk është ne gjendje të kuptoi procedurën e përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale si dhe duke marr parasysh se i njëjti ka gjendje jo të mirë ekonomike përkatësisht është rast social.

Në këto rrethana, gjykatësi Agron Maxhuni, e ka njoftuar të akuzuarin me të drejtën e saj për të kundërshtuar provat dhe për hedhjen e aktakuzës brenda afatit jo më vonë se 15 ditë nga mbajtja e shqyrtimit fillestar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 4 korrik 2020 kishte ngritur aktakuzë ndaj Abedin Haziri dhe Arben Hasani për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, nga neni 327 par. 1, nën par. 1.1 në lidhje paragrafin 31 të KPRK-së.

Të lartcekurit akuzohen se në periudhën kohore nga 7 deri më 9 tetor 2018, në rrugën “Faruk Beqiri”, në Vushtrri, me qëllim që vetit t’i sigurojnë dobi pasurore kanë shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit ankuesit Nazmi Krasniqi, kanë hyrë përmes rrethojës së murit të shtëpisë dhe kanë hyrë në oborr dhe në shupë e kanë hequr instilacionin e rrymës, dhe e kanë hapur shtëpinë me forcë dhe në të njëjtën kanë hyrë dhe të tërën e kanë demoluar dhe e kanë tjetërsuar pjesët e instilacionit rreth 100 metra në vlerë prej 150 euro si dhe pjesët e tualetit, rubinetit si dhe të tjerat. Më pas të gjitha këto i kanë paketuar në thash dhe i kanë shitur në Fushë Kosovë në mbeturina “NTP Rrezi Com”. /BetimpërDrejtësi