Dëgjohet eksperti i inxhinierisë mekanike nё gjykimin për aksidentin ku u lëndua një këmbësor

Raporton: Arbenita RRAHMANI

Lipjan- Eksperti nga inxhinieria mekanike Gёzim Hoxha, ka thёnё se gjatё përpilimit tё superekspertizës nga grupi i eksperteve janë përdorur dy metoda, ajo softuerike dhe matematikore tё cilat kanё dhёnё rezultate tё pёrafёrta.

Njё deklarim tё tillё, eksperti Hoxha e ka dhёnё tё martën, gjatё shqyrtimit gjyqësor nё rastin ku pёr veprёn penale “Rrezik i trafikut publik” po akuzohen B.Ç. dhe E.K, raporton “Betimi pёr Drejtësi”.

Hoxha ka thёnё se, metodat qё kanё përdorur janë metoda tё pranuara shkencërisht rezultatet e tё cilave janë tё provuara dhe tё pranuara nga komuniteti shkencor, dhe ata nuk njohin metoda tjera nё aspektin teknik kur analizojnë vlerën teknike tё aksidentit.

Ndërsa, ka shtuar se përveç tё lartcekurave pёr dhënien e mendimit përfundimtar grupi i eksperteve ёshtё mbështetur nё analizën hapësinore dhe kohore tё aksidentit ku janë marr pёr bazë shpejtësia dhe rrethanat e lëvizjes tё automjeteve.

Eksperti Hoxha tutje ka thёnё se, pёr ta përpiluar tё njëjtën, dokumentacioni i ofruar nga gjykata ka qenё i mjaftueshëm pёr tё dhёnё mendim profesional e qё tё gjitha tё dhënat janë tё përfshira nё faqёn tre tё ekspertizës.

Mё pas i njëjti ёshtё pyetur nga prokurori Besnik Jakupi  lidhur me konstatimin qё ka bёrё nё lidhje me lëshimet primare tё tё dëmtuarit nё kёtё rast kёmbёsorit, e qё eksperti Hoxha e ka pohuar atё konstatim.

“Lëshimet e konstatuara janë dhёnё nё pёrfundim tё ekspertizës dhe janë mbështetur nё rrjedhën teknike tё aksidentit tё analizuar nga ana e grupit tё eksperteve dhe përveç modeleve teorike e shkencore, janë përdorur edhe modelit softuerik, përmes tё cilit ёshtё simuluar dhe ndërtuar rrjedha teknike e aksidentit duke u mbështetur nё tё gjitha tё dhёnat faktike tё cilat i kemi pas nё dispozicion”, ka thёnё eksperti Hoxha.

Ai tutje ka shtuar se, lëshimet e konstatuara nga ana e pjesëmarrësve nё aksident, përveç shkeljeve tё rregullave gjatё përdorimit tё rrugës apo zonave urbane, ku nё kёtё rast përfshihet këmbësori, sipas tij, grupi i eksperteve ёshtё mbёshtetuar edhe nё analizën teknike, konkretisht nё analizën kohore hapësinore qё ndёlidhet me kohën tё cilën e kanë pas nё dispozicion drejtuesit e automjeteve pёr reagim dhe veprim gjithmonë nё funksion tё lëvizjes.

Eksperti Hoxha mё pas ёshtё pyetur nga i akuzuari, Besnik Çerkini lidhur me llogaritjen se si bëhet kur këmbësori përplaset nё kamionët nё pjesën e pasme.

“Nё kёtё rast këmbësori veç ka kaluar korёsin dhe momenti kritik kur ёshtё paraqit rreziku dhe kur ka qenё e nevojshme reagimi i këmbësorit nga krahu i majtë i rrugës dhe meqenëse këmbësori ka qenë duke shkuar nё drejtim tё zonës sё rrezikshmёrisё, pёrkatёsisht kamionetёs, drejtuesi i automjetit ёshtё dashtë tё ndërmarr veprimet nevojshme pёr me shmang goditjen”, ka thёnё  Hoxha.

Pasi i pranishëm nuk ishte i dëmtuari E.B, seanca  sotshme u ndërpre ndërsa e radhёs u caktua mё 29 shtator 2022.

Sipas aktakuzës, më 5 tetor 2016, rreth orës 15:20, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në fshatin Banullë, Komuna Lipjanit, i pandehuri B.Ç, duke e drejtuar automjetin e markës “Ford Transit”, nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Ferizajt, nga pakujdesia, duke menduar me mendjelehtësi se deri tek aksidenti nuk do të vij, ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë, në kundërshtim me nenin 53 pika 1, të Ligjit mbi Trafikun Publik.

Tutje sipas aktakuzës, në atë mënyrë që, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe rrethanave të krijuara në rrugë, me vonesë vëren këmbësorin, i cili në atë moment ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në anën e djathtë.

Tutje sipas aktakuzës, në tentim që t’i shmanget goditjes së këmbësorit, reagon duke e devijuar automjetin në anën e djathtë të rrugës, dhe gjatë këtij devijimi, me pjesën e pasme të anës së majtë të automjetit të tij, e godet në kokë, këmbësorin E.B

Gjithnjë sipas aktakuzës, këmbësori nga goditja rrokulliset në shiritin qarkullues të drejtimit të kundërt dhe përplaset me pjesën ballore të automjetit të markës “BMW 730D’, me drejtues E.K., i cili po ashtu në kundërshtim me nenin 53 pika 1, të Ligjit mbi Trafikun Publik, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave të rrugës, me ç’ rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori E.B. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë