Problem në Kosovë sipas drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni nuk është korrupsioni i im. Preteni gjatë një interviste për emisionin “Betimi për Drejtësi”, thotë se policia rrugore, mjekësia familjare dhe administrata nuk janë shqetësim për dukurinë e korrupsionit, mirëpo sipas tij, problem janë institucionet ku ka tenderë dhe kapital më shumë. Preteni thotë se kjo agjenci ka parandaluar disa dallavere me tenderë, që arrijnë shumën miliona euro. Sipas tij, vetëm në vitin 2015 AKK ka parandaluar disa 63 aktivitete të kundërligjshme me tenderë në vlerë prej 35 milion euro.

Betimi për Drejtësi