Hulumtuesi i Lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, në emisionin “Betimi për Drejtësi” ka bërë të ditur se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, nga viti 2011 deri në vitin 2015, kanë miratuar një varg të rregulloreve që kanë qenë obligim e të cilat kanë dalë nga Ligji për Këshillin Gjyqësor, Ligji për Këshillin Prokurorial, Ligji për Prokurorin e Shtetit apo Ligji për Gjykatat. Megjithatë, ka një varg të rregulloreve të cilat ende Këshillat nuk i kanë hartuar apo miratuar, e të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë me funksionimin e tyre. Ndiqeni se për cilat rregullore bëhet fjalë?

Betimi për Drejtësi