Caktohet ekspertizë mjekësore në rastin për kompensim dëmi, i cili që 12 vjet pret epilog nga gjykata

1 (4)
Author

Raporton: Sabina PERGEGA

Korrik 17, 2018

Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë, në seancën e së martës, ka aprovuar propozimin e përfaqësuesit së të paditurës Nazife Krasniqi, avokatit Zaim Istrefi që të behët ekspertizë mjekësore, për aksidentin që kishte ndodhur në vitin 2003.

Paditësja Krasniqi, para 12 vjetësh, me 24 gusht 2006 kishte ushtruar padi ndaj kompanisë së sigurimeve “Sigal Uniqua Group – Austria”, për kompensim dënim, për aksidentin që ishte shkaktuar, nga i cili e paditura pretendon se kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Pos ekspertizës së komunikacionit, e cila ishte përgatitur me 24 prill të këtij viti dhe u ishte dorëzuar palëve, në seancën e së martës, përfaqësuesi i paditëses Krasniqi, avokati Zaim Istrefi ka kërkuar nga gjykata që të bëhet edhe ekspertiza mjekësore nga lëmia e ortopedisë dhe psikiatrisë, propozim i cili është aprovuar nga gjykatësi Ylber Shurdhiqi.

Ndër të tjerash, avokati Istrefi tha se në raportin e policisë qartësisht ishte theksuar se automjeti që kishte shkaktuar fatkeqësinë kishte qenë i siguruar në kompaninë e sigurimeve ”Sigal”, dhe sipas tij, në këtë raport ishte theksuar numri i polises dhe data e skadimit të saj me 20 shtator 2003, kurse fatkeqësia kishte ndodhur me 28 gusht të atij viti, ku sipas avokatit,  kohëzgjatja e polisës së sigurimit e  mbulonte datën e shkaktimit të fatkeqësisë.

Ai tha se sipas informacioneve kompania e sigurimeve nuk kishte evidenca tjera edhe për polisat tjera të vitit 2003, dhe se sistemi elektronik në këtë kompani ishte i tillë.

Për shkak të mungesës së këtyre evidencave, përfaqësuesi i të paditurës, kompanisë së sigurimit “Sigal”, Kujtim Pula, tha se e paditura duhet të komunikojmë më Bankën Qendrore të Kosovës nëse  ky institucion i kishte shënimet për polisat e lëshuara në vitin 2003.

Prandaj sipas tij, për këtë arsye deri në këtë fazë të procedurës e paditura, kompania e sigurimeve “Sigal”, konteston bazën juridike të kërkesëpadisë.

Ndryshe, Nazife Krasniqi, në gusht të vitit 2006 kishte ushtruar padi në Gjykatën Komunale në Prishtinë kundër të paditurës, kompania e sigurimeve “Sigal – Drini” në Kosovë, nga e cila kërkon dëmshpërblim në lartësi prej 12.100,00 euro.

Sipas padisë, më 23 gusht 2003, në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, është shkaktuar një aksident i komunikacionit ku lëndime të rënda kishte pësuar paditësja Krasniqi.

Aksidenti sipas padisë ishte shkaktuar nga ngasësi i veturës “Opel Vectra”, Ahmet Salihu, ku vetura me të cilën ishte shkaktuar aksidenti ishte e siguruar në kompaninë e sigurimeve “Sigal – Drini”.

Nga ky aksident, paditësja kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e të cilave kishte përjetuar dhimbje fizike, frikë, shëmtim trupor dhe zvogëlim të aktivitetit të përgjithshëm jetësor, prandaj i propozon gjykatës që të miraton kërkesë padinë dhe të detyroj të paditurën të dëmshpërblej paditësen në shumën prej 12.100,00 euro.