Caktohet eksperti i gjeodezisë në rastin ku paditësi po kërkon vërtetimin e pronësisë që nga  2017-ta  

Raporton: Adelina Ajeti

Gjilan- Gjyqtari Besnik Pireva ka aprovuar propozimin e paditësit S.Xh. për caktimin e ekspertit të gjeodezisë në rastin ku i njëjti po kërkon vërtetimin e pronësisë që nga viti 2017.

Vendimi i tillë u morë të hënën në Gjykatën  Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë seancës përgatitore, përfaqësuesi i paditësit S.Xh, avokat Faruk Brestovci ka deklaruar që mbetet në tërësi pranë padisë dhe kërkesë padisë, pa plotësime dhe ndryshme.

I njëjti ka shtuar se paraardhësi i paditësve S.Xh. në vitin 1975 nga i padituri A.M., në bazë të një marrëveshje verbale e kishte blerë njësinë kadastrale në Gjilan prej 15 mijë dinar të atëhershme të cilën paluajshtëshmëri e kishte paguar në tërësi.

Avokati Brestovci ka propozuar gjykatës që me ekspert gjeodet të dalë në vendin e ngjarjes për të bërë identifikimin dhe matjen e kësaj njësie kadestrale kontestuese

Ndërsa, përfaqësuesi i përkohshëm i të paditurit A.M, avokat Arton Ibrahimi  ka deklaruar që ende konsideron që nuk janë plotësuar kushtet ligjore në bazë të provave të paraqitura deri në këtë fazë të procedurës.

Gjyqtari Pireva, ka aprovuar propozimin e paditësve duke e caktuar  ekspertin e gjeodezisë, gjeodet Artan Zeneli nga Gjilan për të bërë identifikimin e parcelave kontestuese.

Seanca e këqyrjes në vendin e ngjarjes është caktuar me datë 18 korrik 2022.

Sipas padisë, paditësi S.Xh., në vitin 1975, nga i padituri A.M., nga Gjilani, në bazë të një marrëveshjeje me gojë, kishte blerë njësinë kadastrale, lloji i njësisë parcelë lloji i pronës pronë private, e cila gjendet në vendin e quajtur Rr.”I.L.Ribar”, me shfrytëzim aktual të parcelës, shtëpi në sipërfaqe prej 35 m2 dhe oborr në sipërfaqe prej 111 m2, në sipërfaqe të përgjithshme prej 146 m2, ZK.Gjilan, për shumën e kontraktuar prej 15.000 dinarë të atëhershëm jugosllavë, të cilën shumë paditësi në tërësi ia kishte paguar të paditurit, dhe nga i padituri ishte sjellur në posedim dhe shfrytëzim të plotë të paluajtshmërisë të përshkruar si më lartë./BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë