SPJK-ja paralajmëron grevë njëorëshe nesër në të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovës  

Raporton: Denisa Jashari

Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK), ka njoftuar se nga nesër më 12 maj 2022, të gjitha Gjykatat dhe Prokuroritë në Kosovë, do të hyjnë në grevë paralajmëruese.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Florent Krasniqi, anëtar i kryesisë së SPJK-së dhe njëherësh udhëheqës i shtabit grevist.

Grevën paralajmëruese një orëshe të BSPK-së me kërkesa të njejta e përkrahë edhe SPJK-ja dhe siç bënë me dije Florent Krasniqi anëtar i kryesisë njëherit edhe udhëheqës i këshillit grevist nesër duke filluar nga ora 08:00 deri 09:00 do të ketë grevë në të gjitha gjykatat dhe Prokurorit në vend.

Greva mbahet me qëllim të vazhdimit të 100 euro deri në fuqizimin e ligjit për paga, dhe kërkesat si: Aprovimi i ligjit për sigurime shëndetësorë, Ligji për Sigurim Pensional dhe aprovimi i Marrëveshjes Kolektive.

Ndryshe, më 15 mars 2022 kishte filluar greva në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë me kërkesa të njëjta.

Ndërsa, më 21 mars 2022 KGJK ka njoftuar për pezullimin e kësaj greve./BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë