BOBAN BOGDANOVIQ I AKUZUAR PËR KEQPËRDORIM TË POZITËS ZYRTARE DEKLAROHET I PAFAJSHËM
Raporton: Diana BERISHA
Gjilan – Boban Bogdanoviq i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare wshtw deklaruar i pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar, tw mbajtur, të enjtën në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Ky proces gjyqësor zhvillohet në bazë të aktakuzës së ngritur nga prokurori Arben Kadriu, i cili akuzon Boban Bogdanoviq, zyrtar për furnizim të mallit sanitar në Komunën e Kllokotit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi sipas aktakuzës, Bogdanoviq gjatë periudhës së vitit 2013, duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarwdo dobie për vete ose për personin tjetër, nuk i kishte kryer detyrat e domosdoshme për të cilat kishte qenë i detyruar t’i ndërmarrë. Ai kishte pranuar mallin nga kontraktuesi NTP “Ermali Com” dhe obligimin që të njëjtën dërgesë ta autorizojë për në destinacionin e caktuar, Bogdanoviq nuk posedon mbulesë se ku i ka dërguar mallërat të pranura sipas fletëdërgesave në vlerë prej 5013.00, dëm ky i shkaktuar Komunës së Kllokotit
Prokurori Kadriu tha se për ta ndriçuar këtë rast, ai kishte nxjerrë edhe aktvendim për angazhimin e ekspertit në mënyrë që i njëjti të jap mendimin profesional lidhur me vërtetimin e provave faktike.
Seancën e përmbylli gjyqtari i vetëm i trupit gjykues Agim Ademi, duke e njoftuar të akuzuarin Boban Bogdanoviq se ka të drejtën e kundërshtimit të aktakuzës dhe provave deri në caktimin e shqyrtimit dytësor.