Bllokada në administrimin e drejtësisë në rastin Gogaj

“Betimi për Drejtësi”

Një luftë e madhe është zhvilluar së fundi për rastin e të akuzuarit për vrasje të rëndë Shaban Gogaj.

Përjashtimi i mbrojtësit të Gogajt nga ky rast, avokatit Besnik Berisha dhe refuzimi i Odës së Avokatëve që të caktojnë avokatë tjetër sipas detyrës zyrtare në këtë rast, ka krijuar një bllokadë në administrimin e drejtësisë në këtë rast.

Për këtë rast është zhvilluar një luftë në mes të Gjykatës Themelore në Pejës, avokatit Besnik Berisha, Odës së Avokatëve të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe së fundi është përfshirë edhe Qeveria e Kosovës.

Kjo e fundit në mbledhjen e fundit, vendosi ta ndalojë ekzekutimin e vendimit të Odës së Avokatëve për të mos caktuar avokat sipas detyrës  zyrtarë në rastin Gogaj.

Kjo po vlerësohet nga drejtuesit e Odës edhe si ndërhyrje në pavarësinë e Odës së Avokatëve.

Por, pse po ndodhë zvarritja në administrimin e drejtësisë në rastin Gogaj, ndiqeni emisionin e plotë. /BetmipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë