Bie shtylla elektrike mbi një veturë në lëvizje në Podujevë, lëndohen tre persona

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Podujevë – Tre persona janë lënduar të hënën, pasi një shtyllë është rrëzuar dhe ka rënë mbi veturë.

Kjo u bë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, ku thuhet se si pasojë rrëzimi të shtyllës janë lënduar tre persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në fshatin Llugë të Podujevës, shtylla elektrike kishte rënë në veturë”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe ankuesi edhe dy pasagjerët e tij të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë