Bie numri i të arrestuarve për mosrespektim të masave ndaj Covid-19

police (1)
Author

Raporton: Sabina PERGEGA        

Prill 2, 2020

Prishtinë – Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor statistikor, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 8 persona për mosrespektim të masave ndaj Covid-19.

Në raportin e policisë të publikuar me 1 prill 2020, rezulton se janë arrestuar 27 persona, ndërsa në raportin e publikuar me 2 prill, ky numër ka rënë dukshëm, ku në të gjithë rajonin e Republikës së Kosovës rezulton se kanë ndodhur 6 raste dhe janë arrestuar 8 persona.

Sipas këtij raporti, në Prishtinë gjatë 24 orëve kanë ndodhur tri raste, ndërsa janë të përfshirë 4 persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas rajonit të Prishtinës, Ferizaji dhe Mitrovica e Jugut kanë nga një rast me nga një person të arrestuar, ndërsa Komuna e Prizrenit ka një rast me dy të arrestuar.

Sipas këtij raporti, nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, në Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe në Mitrovicën Veriore nuk ka ndodhur asnjë rast brenda 24 orëve. /BetimipërDrejtësi